Top News – Mashtruesi italian fshihej në Tiranë/ U arrestua nga njësia policore Fast Albania
10/05/2021 10:30

Njësia policore me emrin Fast Albania, që ka në misionin e saj arrestimin e personave të shpallur në kërkim ka kryer një tjetër operacion me bilanc pozitiv. Në bashkëpunim me Interpol Tirana kjo njësi policore ka kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, një shtetas italian të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza të Italisë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit në Trieste në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky shtetas dyshohet se në Tavagnaço, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel/ “Idiot”! Avokatët reagojnë ashpër pas fyerjes së prokurorit në sallën e gjyqit
12/07 21:17
Top Channel/ Molotov e përplasje! Ç’ndodhi në ditën e 6 të aksionit në Theth
12/07 19:36
Top News – FNSH e RENEA në Theth. Vijon rezistenca e banorëve, krah tyre deputetët e opozitës
12/07 19:26
Top News – Aksident i frikshëm në Bulqizë. Përplasen dy makina, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët
12/07 19:23
Top Channel/ Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
12/07 17:02
Top Channel/ “Idiot”, reagon ashpër Dhoma e Avokatisë ndaj sjelljes së prokurorit të SPAK
12/07 15:15
Top Channel/ Kokainë dhe korrupsion, burg për të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK
12/07 15:13
Top Channel/ Ambasadori izraelit i energjisë: Të tjerët kanë frikë ta sulmojnë, por jo ne
12/07 15:11
Top Channel/ Aksioni i IKMT bashkë me policët, mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov
12/07 15:09
Top Channel/ Përplasje mes banorëve të Thethit, dhe policinë, shkon edhe Bardh Spahia
12/07 15:07
Top Channel/ “Jo më qumësht dhe mish pa faturë”, ministrat dalin në terren pasi urdhrit të Ramës
12/07 15:06
Top Channel/ Tensione në Theth, Luçiano Boçi: Drejtori më tha të marr zvarrë
12/07 15:05
Top Channel/ Pezullohen kontrollet e AKU. Të gjithë inspektorët në vetting
12/07 15:04
Top Channel/ Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë Boçi e Spahia
12/07 15:03
Top News- ‘Iu tërheq zvarrë’, përfaqësues nga opozita përplasen me drejtuesin e Policisë në Shkodër
12/07 15:01
Top News – Ndërron jetë në Shqipëri, Werner Daum. Ambasadori që hapi dyert e Europës për shqiptarët
12/07 15:00
Top Channel/ “Shqipëria, vendi qe adhurova”: Erdhi pas 35 vjetësh, vdes ish ambasadori gjerman!
12/07 14:59
Top Channel/Mbrojtja e konsumatorit, Ministrat Denaj dhe Malaj takime ndërgjegjësuese me biznesin
12/07 14:21
Top News- SPAK/ Mbeten në burg 7 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, emrat
12/07 14:07
Top News- RENEA ‘zbarkon’ në Theth / Mbështet aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje
12/07 14:06