Mashtruesi turk, Faruk Fatih Özer, ra në prangat e policisë pas pothuajse një vit, që nga momenti kur mbërriti në aeroportin e Rinasit. Por, kush ishte turku që vuri në lëvizje gjithë policinë shqiptare së bashku me homologët e huaj? Me një monedhë virtuale të krijuar nga vetë ai, Ozer themeloi disa vite më parë një platformë të kriptomonedhës të quajtur Thodex, një imitim i Bitcoin, por tashmë i krijuar për përfitime të paligjshme dhe grabitjen e miliona dollarëve nga qytetarët turq.