Një 32 vjecare u vu në pranga nga policia e Tiranës, nën akuzën e mashtrimit kundrejt përfitimit. Klaudja Hodo pronare e një agjencie turistike në kryeqytet ka mashtruar një cift se do tu siguronte atyre një vizë pune në Britaninë e Madhe si dhe një paketë turistike. Hodo, u denoncua nga cifti me iniciale D. Sh. dhe A. Sh., të cilët thanë se 32 vjecarja i kishte mashtruar, duke u marrë atyre një shumë parash prej 16.700 euro, por si përfundim nuk e kishte realizur kërkesën e tyre.