Bekim Byberi, Klaudio Demiri, Jani Janko, Andi Lleshaj, Ervis Alcani, Gjergji Rebi dhe Lindis Shkalla janë 7 të pandehurit e dërguar për gjykim nga Prokuroria Tiranë, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mashtruar shtetas të huaj, kryesisht italianë, duke u premtuar investime fitimprurëse në bursën “Forex”. Sipas hetimeve, 7 të akuzuarit për ‘Mashtrim’, e zhvillonin veprimtarinë mashtruese në ambientet e shoqërisë “OZAR” sh.p.k., përmes një skeme të mirëorganizuar në formën e një call center-i. Prokuroria sqaron se nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Ndër viktimat rezultojnë edhe shtetasit italianë me iniciale L.C. dhe S.S., të cilët kanë kryer transferta bankare me vlera të konsiderueshme mijëra euro.