Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj që të investonin para në tregje fiktive, nëpërmjet një Call Centeri të ngritur në zonën e Selitës. Në prangat e Policisë përfunduan Ermion Markaj, Patricja Radovani, Donald Toma, Areteo Butsi, Emanuele Jaho dhe Fiodor Ziu, ndërkohë që u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi Julian Markaj.