Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar, si dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë. Olti Ferhataj nëpërmjet një call centeri të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse, por në të vërtetë I mashtronte ata. Nëpërmjet kësaj mënyre ai ka përvetësuar nga një shtetas I huaj 108 mijë euro.