Autoritetet amerikane po hetojnë kompaninë Amazon nën dyshimet se ka mashtruar klientët, duke rinovuar automatikisht abonimiet e tyre në platformën e videove Prime dhe ka vështirësuar më pas anulimin. Komisioni Federal i Tregtisë, mbikëqyrësi i vendit për të drejtat e konsumatorëve ngriti një padi duke cituar modele manipuluese.