Prokuroria e Tiranës ka arritur të zbardhë rastin e një mashtrimi kompjuterik, që I është bërë një biznesmeni shqiptar nga një shtetas Nigerian. Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Sabastian Victor Negbenedor, nga Nigeria, banues në Dublin të Irlandës, I cili akuzohet për Veprën Penale “Mashtrimi Kompjuterik”.