Një skemë mashtrimi është konstatuar nga ministria e punëve të jashtme, e cila ngre alarmin se në rrjetin online është krijuar një faqe e rreme nga persona të paautorizuar, që përmban materiale dhe informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë. “Sqarojmë se faqja nuk është faqe zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave. Theksojmë se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike shqiptare, së cilës duhet t’i drejtoheni, është: https://e-visa.al/” – thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme