Një 64-vjeçar rrezikoi të humbiste 100 mijë euro, pasi ra pre e një skeme mashtrimi përmes një profili të rremë në rrjetet sociale. Policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi dy të rinj, 24 dhe 23 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë teksa po merrnin shumën e parave. Sipas hetimeve, dy të rinjtë kishin krijuar një profil të rremë duke përdorur të dhënat e një personi që 64-vjeçari e njihte. Përmes këtij profili ata kishin nisur komunikimin me të dhe dyshohet se e kishin bindur që t’u dorëzonte 100 mijë euro. Pas kallëzimit të 64-vjeçarit, policia nisi menjëherë hetimet dhe organizoi operacionin e koduar “Seen”. Dy të rinjtë u kapën në momentin kur po merrnin shumën e parave dhe u vunë në pranga.