BE kërkon që Shqipëria deri në fund të këtij viti të përmirësojë Kodin Penal dhe të miratojë një strategji kundër mashtrimit me paratë e Bashkimit Europian. Në raportin e procesit screening, Brukseli e konsideron legjislacionin penal të Shqipërisë, pjesërisht të përafruar me direktivat e Parlamentit Europian për luftën kundër mashtrimit dhe mbrojtjes së interesave financiare.