Policia shpërndau këtë të martë një njoftim, sipas të cilit në Dubai ishte arrestuar dhe do të ekstradohej drejt Shqipërisë i kërkuari i parë nga drejtësia shqiptare. Bëhet fjalë për Bruno Çobon, që po hetohet nga SPAK me akuzën e mashtrimit kompjuterik. Në lajmin e shpërndarë thuhej se ekstradimi i tij mundësohej pas marrëveshjet e bashkëpunimit që ka diskutuar ministri i Brendshëm Taulant Balla me autoritetet e Dubait.