Teksa Prokuroria po heton mashtrimin e dyshuar financiar me kreditë, guvernatori Gent Sejko dha sqarime në kuvend për masat e Bankës së Shqipërisë, për të frenuar këtë skemë nga shoqëritë licensuara për blerjen e kredive me probleme. Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk ka pasur informacion për mashtrimin financiar, por pas ekzaminimeve për shkak të moskorrektësisë së micro credit Albania, u vendos pezullimi i licencës dhe jo revokimi i saj.