Një tjetër skemë mashtrimi përmes mesazheve në emër të e-Albania për gjobat e makinës është evidentuar nga uniformat blu. Persona ende të paidentifikuar nisin mesazhe kryesisht në ËhatsApp si njoftime të e-Albania, ku të njoftojnë se ke kryer shkelje rrugore e për këtë arsye duhet të paguash masën administrative. Hakerat I udhëzojnë përdoruesit që të klikojnë në një link që ata nisin ku u shfaqet një adresë e rremë e e-albania. Aty përdoruesve u kërkohet që të plotësojnë të dhënat personale dhe bankare me qëllim përvetësimin e tyre më pas.