Autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga një 42-vjeçar nga Siria të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ‘Abu Dhabi, për akuzën ‘Mashtrime financiare’. Sipas policisë i arrestuari është me inicialet W.A, dhe do të mbahet në polici deri në fund të procedurave ppër ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ku edhe i është caktuar masa ‘Arrest me burg’ për mashtrime financiare.