Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratuar draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023 dhe 2024, në të cilin deputetët kanë bërë thirrje për heqjen e menjëhershsme të masave të marra kundër Kosovës. Në raport thuhet se masat nuk kanë të justifikueshme pasi Kosova i ka përmbushur kërkesat e Unionit. Eurodeputetët kanë vënë në pah se Kosova ka bërë përparime të dukshme në reformat zgjedhore, në qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, por kanë cekur se sfidat mbeten në reformën e gjyqësorit, lirinë e mediave, efikasitetin e administratës dhe digjitalizimin e shërbimeve publike. Raporti u miratua me 48 vota. Ndërkohë 19 ishin kundër dhe 6 deputetë abstenuan. Eurodeputetët thonë se masat janë në kundërshtim të madh me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe po e pengojnë rifillimin në mirëbesim të dialogut Kosovë – Serbi.