Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e së premtes inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.