Prokuroria e Posacme antikorrupsion përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen e ish kryebashkiakut Fran Tuci, i akuzuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera nga SPAK rezultoi se ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit në bashkëpunim me administratorin e njësisë administrative Iballë Ndoc Marku dhe me fadormistin Durim Margjekaj, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë, dëmtimin e rëndë të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz.