Hasan Ferracaku, një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur më 26 qershorit në Velipojë 5 vite më parë ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur është arratisur nga banesa e tij në Shkodër. Ferracaku ndodhej me masën “arrest shtëpie” dhe ishte në ruajtje 24 orë nga policia e Shkodrës por pavarësisht kësaj ka arritur që të arratiset duke i shpëtuar ruatjes policore dhe duke u larguar në drejtim të paditur.