Kur kanë kaluar dy javë nga masakra në tregun e Kostiantinivkas, në Ukrainë, ku një raketë vrau të paktën 17 persona, përfshirë disa fëmijë, e plagosi rreth 30 të tjerë, një hetim i Neë York Times drejton gishtin nga Kievi. Menjëherë pas sulmit, presidenti Volodimir Zelenski kishte folur për mizori nga ana e moskës, por disa detaje bënë që të dyshohej se raketa e rënë në zonë nuk ishte ruse por ukrainase. Tani, hetimi i Nju Jork Tajms, duket se konfirmon këtë hipotezë, duke ngritur edhe dyshime serioze për përgjegjësitë ruse.