Deputetja e Rithemelimit, Ina Zhupa ka reaguar edhe njëherë për Parkun Kombëtar të Butrintit, ndërsa ka akuzuar ministren Mirela Kumbaro dhe Elva Margariti si përgjegjëse të asaj që ajo e quan “masakër mjedisore” Referuar lajmit të publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi hedhjen e tonelatave me inerte për disa muaj me radhë brenda Liqenit të Butrintit, Zhupa thekson se ky është rast flagrant dhe shembull dështimi.