Top News- Masakra e Reçakut/ Gjykimi ndaj 21 serbëve të akuzuar nis në korrik
28/05/2026 17:57

Seanca fillestare ndaj 21 serbëve të akuzuar për Masakrën e Reçakut, do të mbahet më 20 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Aktakuza është ngritur më 30 dhjetor 2025, ku sipas saj 21të pandehurit akuzohen se më 15 janar 1999, gjatë një operacioni të forcave policore dhe ushtarake serbe, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, kanë vrarë 42 civilë shqiptarë. Në periudhën 1998–1999, sipas Prokurorisë, të pandehurit, në bashkëpunim, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, si dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), kanë kryer trajtim çnjerëzor ndaj civilëve, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik. Sipas hetimeve, forcat serbe fillimisht e rrethuaan fshatin Reçak, për të vazhduar më pas me granatime nga distanca, kontrolle shtëpi më shtëpi. Gratë dhe fëmijët u dëbuan me forcë nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar u ekzekutuan. Si pasojë e operacioneve, rreth 20 mijë civilë nga fshatrat Reçak, Topillë, Petrovë, Kraisht, Mullapolc dhe Dremjak u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Prokuroria Speciale ka njoftuar se i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06