Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Laert Haxhiut duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij për masakrën e Lushnjës. Haxhiu kishte kërkuar prishjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Vendim që ishte dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.