Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Nikoll Sherrnikut, i dyshuar si autor i breshërisë automatike ndaj një lokali në Don Bosko më 12 mars të këtij viti. Nga të shtënat me armë mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja dhe u plagosën gjashtë persona të tjerë, mes të cilëve edhe një 10 vjeçare, mbesa e viktimës.