Top News/ Masakër në shtëpinë e të moshuarve / Ish polici qëllon dhe të ëmën, pesë viktima në Kroaci
22/07/2024 15:21

Një person i armatosur hapi zjarr në një shtëpi të moshuarish në Kroaci të hënën, duke vrarë të paktën pesë persona, sipas zyrtarëve dhe mediave shtetërore, në një rast të rrallë të dhunës me armë në vendin ballkanik. Transmetuesi shtetëror HRT tha se një person i armatosur i paidentifikuar hyri në një shtëpi pleqsh në Daruvar, rreth 130 kilometra në lindje të Zagrebit, dhe filloi të qëllonte. Të paktën pesë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë incidentit, tha HRT. Policia tha se ishte informuar për incidentin në orën 10:10 të mëngjesit me orën lokale dhe konfirmoi se i dyshuari kishte hyrë në shtëpinë e të moshuarve dhe kishte përdorur një armë zjarri. “Personi i lidhur me kryerjen e krimit është nën arrest policor”, thuhet në një deklaratë të policisë. Numri i të vdekurve u konfirmua më vonë nga kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili bëri thirrje për një hetim të plotë nga zyrtarët përkatës. "Ne jemi të tmerruar nga vrasja e pesë personave në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar," tha Plenkoviç. Kreu i një institucioni rajonal të kujdesit emergjent, Nenad Mrzlecki, tha për mediat lokale se ekipet mjekësore gjetën katër të vdekur në vendngjarje dhe katër të tjerë të plagosur, të cilët u dërguan menjëherë në spitalet lokale. Mrzlecki nuk dha informacion për viktimën e pestë. “Ekipet tona janë ende në terren dhe prioritet është që të gjithëve t'u ofrojmë ndihmën e nevojshme, pasi kjo të bëhet, do të dimë të dhënat e sakta për numrin e viktimave”, tha ai. Gazeta kroate Jutarnji list e përshkroi të dyshuarin si një "oficer të policisë ushtarake në pension"", i cili vrau nënën e tij së bashku me banorët dhe stafin e tjerë. Daruvar, një qytet me rreth 7,000 banorë, ka qenë prej kohësh një destinacion popullor falë burimeve termale të zonës. Të shtënat me armë zjarri në vendin ballkanik janë të rralla. Vitin e kaluar në Serbinë fqinje, vendi u trondit nga të shtëna masive të njëpasnjëshme, duke përfshirë një masakër në një shkollë në kryeqytetin në Beograd, ku u vranë 10 persona.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07