Mbetjet e gjith Baskisë së Kavajës hidhen në landfillin e sharrës. Kështu u shpreh për Top News kreu i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. Megjithatë duke se zoti Krali nuk është aspak i sinqertë në deklaratat e tij publike. Kjo pasi kamera e TOP NEWS ka siguruar pamje filmike nga qytetarët por edhe i ka verifikuar ato, duke udhëtuar drejt një pike ku shkarkohen dhjetra makina me mbetje çdo ditë e më pas u vendoset zjarri. Zona ku hidhen ilegalisht këto mbetje nga automjetet e kontraktuara nga Bashkia Kavajës, është në afërsi të Spilles dhe Plazhit të Gjeneralit.