Qeveria britanike ka ndërmarrë hapa më drastikë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit ndërkohë që zyrtarët kryesorë të shëndetësisë kanë rekomanduar që vendi të zhvendoset i gjithi në nivelin më të lartë të gadishmërisë për koronavirusin. Boris johnson doli para britanikëve në mbrëmje, për të njoftuar mbylljen e shkollave dhe kufizimeve të tjera më të rrepta.