Top News/ Masa shtrënguese e GJKKO/ Pse arresti në shtëpi nuk i djeg mandatin Sali Berishës
03/01/2024 16:30

Izolimi në shtëpi i ish kryeministrit Sali Berisha, me vendim të gjykatës së posaçme antikorrupsion, nuk cënon mandatin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Neni 71 i Kushtetutës parashikon se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Nëse arresti në shtëpi i Berishës zgjat për gjashtë muaj, vendimi gjyqësor që i pamundëson pjesëmarrjen në seancat plenare dhe në komisionet parlamentare, konsiderohet si arsye e mjaftueshme për mungesën e tij në Kuvend. Megjithatë në tejkalim të këtij afati kushtetues pritet të ofrohet gjitha asistenca e duhur juridike për të vendosur fatin e mandatit të ish kryeministrit. Në gjashtë muajt në vijim, pritet të ketë zhvillime në procesin gjyqësor të Berishës dhe të aksionit opozitar. Sinjalet e këtij aksioni, u dhanë në ditët e para të vitit, nga e bija e ish kryeministrit, zonja Argita Berisha Malltezi. Ndërkohë avokatët mbrojtës së ish kryeminitrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi po vijojnë betejën ligjore, duke e konsideruar procesin e ndjekur, antikushtetues, pasi në caktimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit’ nuk u kërkua autorizim nga Kuvendi. Shkelja e kësaj mase sigurimi, me pretendime për antikushtetueshmëri, u bë shkak për ashpërsimin e masës së sigurisë, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36