Parandalimi i krimeve, rritja e sigurisë rrugore dhe goditja e drogës ishin në fokus të takimit të kreut të policisë së Shtetit me drejtuesit e policisë në qarqe. Kryepolici Skënder Hita kërkoi shtimin e masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e tyre në kohë dhe ndjekjen në dinamikë të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët.