Top News – Masa ndëshkuese për stafin e burgut/ Napoli, oficerët kishin keqtrajtuar të burgosurit
01/07/2021 21:07

52 oficerë burgu në Itali janë pezulluar pas dyshimeve për rrahjen e të burgosurve që protestonin për mungesën e maskave të fytyrës dhe testeve të virusit gjatë kulmit të pandemisë në Itali, vitin e kaluar. Videot e mbikqyrjes, të botuara nga gazeta “Il Domani”, tregojnë oficerët me shkopinj gome në duar, duke rrahur, shkelmuar dhe grushtuar të burgosurit. Disa të burgosur në burgun Santa Maria Capua Vetere në Napoli, u goditën në mënyrë të përsëritur ndërsa ishin në dysheme, të gjakosur, ose ndërsa ecnin me duart pas kokave të përkulura. Askush nuk u pa të rezistonte ose të kundërpërgjigjej. Ministria italiane e drejtësisë tha të mërkurën, se 52 oficerë dhe mbikëqyrës ishin pezulluar, në pritje të një hetimi penal për ngjarjet e 6 Prillit 2020. Ministrja e Drejtësisë Marta Cartabia, urdhëroi një hetim të plotë të brendshëm për atë që ndodhi. Ajo e quajti episodin një tradhëti ndaj kushtetutës italiane, "një shkelje të dinjitetit të të burgosurve", si dhe ndaj oficerëve që e bëjnë punën e tyre mirë. Prokuroria e shtetit hapi një hetim vitin e kaluar mbi këtë ngjarje, e cila e pati zanafillën pas një proteste të shkaktuar nga njoftimi i një rasti pozitiv të COVID-19 midis të burgosurve. Hetimi përfshiu më shumë se 110 persona. Këtu përfshihen kreu i policisë së burgut, dy komisionerë dhe tre inspektorë. Drejtori rajonal i administratës së burgut është pezulluar.

Top News – Evropa dënon ashpër Izraelin / 19 koloni të reja në Bregun e okupuar Perëndimor
25/12 12:01
Top News – ‘Ne kemi një ëndërr-Putin të vdesë’ / Zelenski mban fjalimin e Krishtlindjeve ‘nën bomba’
25/12 11:54
Top Channel/ Zbulohen mbi 1 milion dokumente për Epstein. Autoritetet në SHBA: Do ti publikojmë
25/12 11:42
Top News – Banda italo-shqiptare e kokainës. 16 urdhër arreste në Pescara, droga u shitej ‘elitave’
25/12 10:29
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
25/12 09:37
Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Vuçiç akuzon Trump se e preu në besë: Prisnim hapa të mëdhenj
24/12 22:39
Top News- Tragjedi në Mesdhe, 116 viktima/ Jepet alarmi, një anije u fundos në ujë
24/12 21:15
Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
Top News – Vdekja ‘e errët’ e liderit të milicive / Kremlini po rimerr kontrollin, ‘dora’ e FSB-së
24/12 15:11
Top News – Gaza, nga rrënojat në qytet futurist/ ‘Projekti Sunrise’, 112 mld USD dhe resorte luksoze
24/12 14:58
Top News – Lëmsh zjarri në qiell, shpërthen çisterna / Itali, momenti i tmerrshëm në autostradë
24/12 14:55
Top News – Dridhen ndërtesat, njerëzit në panik / Tërmet me magnitudë 6 godet Tajvanin, nuk ka dëme
24/12 14:51
Top News – Rusia rrëmben 52 ukrainas në kufi / Bastisje në fshat, kapen rob edhe 13 ushtarë
24/12 14:48
Top Channel/ Ukrainë, shpresa për paqe “Krishtlindjesh”: Zelensky nxjerr planin e ri te paqes!
24/12 14:40
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
24/12 13:22
Top News – Shpresë për paqe në Krishtlindje / Zelenski bën lëshime, zonë të demilitarizuar në lindje
24/12 13:21
Top Channel/ Vatikani përgatitet për Krishtlindjet: Kremtim madhështor prej 500 vjetësh!
24/12 11:30
Top News – Trump shënjestron Evropën / Ndalon udhëtimet në SHBA për aktivistë dhe komisionerë
24/12 11:24
Top News – Babagjyshi nis udhëtimin epik / NORAD e ndjek, ndan miliarda dhurata në gjithë botën
24/12 11:22
DIGITALB DIGITALB