Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë dhe kaloi për gjykim çështjen ndaj Mario Përlleshajt, I akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Gjyqi u zhvillua pa praninë e mediave. Gjyqtarja e argumentoi këtë vendim me argumentin se në konflikt kanë qenë të përfshirë të mitur.