Ivan Khvatov dhe Olesya Khvatova janë civilët e parë që martohen në Irpin, një qytet pranë Kievit që u shkatërrua nga lufta. Ata duhej të martoheshin më 17 mars, por cifti u detyrua të shtynte planet e madje edhe ceremonia civile ishte jo tradicionale. Të dy ata ishin veshur me xhinse dhe tuta dhe gjithcka u përmbyll në pak minuta.