Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila deklaroi pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UCK se Dhomat e Specializuara janë “organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur”. Komisionerja tha se vendimet Gjykatës Speciale duhet të respektohen dhe se personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë.