Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Komisionit Evropian, të cilët bëjnë me dije se Kos e ka informuar për këtë vendim edhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas zyrës së shtypit të Komisionit Evropian, komisionerja synon të udhëtojë drejt Prishtinës sa më shpejt të jetë e mundur, pasi të qartësohet situata politike. Vizita e saj ishte parashikuar të zhvillohej në mesin e kësaj jave.