Në Britaninë e Madhe ministri i brendshëm, Taulane Balla dhe homologu i tij, James Cleverly nënshkruan qëndrimin e përbashkët në çështje që lidhen me financimin e paligjshëm, korrupsionin, lëndët narkotike, emigacionin e paligjshëm si dhe memorandumin mbi asistencën e Britanisë së Madhe në fushën e shkencës ligjore. Pas takimit, Balla deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë deklaratë denigruese ndaj komuniteti shqiptar që jeton në Britani, duke shtuar se palët do të intensifikojnë bashkëpunimin për frenimin e krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.