‘Më gënjeve një herë turp për ty, më gënjeve për herë të dytë turp për mua”. Kështu qe shprehur kryedemokrati pas prishjes së Marrëveshjes së 17 majit nga kryeministri Edi Rama, por pavarësisht kësaj deklarate, opozita nën drejtimin e Lulzim Bashës do të nënshkruante një tjetër marrëveshje me Ramën. Kjo marrëveshje mban datën 5 qershor, por si e para edhe kjo marrëveshje u prish sërish nga kryeministri Edi Rama, duke votuar ndryshimet kushtetuese që nuk do të lejonin koalicionet, por vetëm listat e hapur.