Top News – Marrëveshje për Ukrainën, pa Ukrainën…! A mundet SHBA dhe Rusia të arrijnë paqen…
20/02/2025 12:14

Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dhe u panë deklarata shqetësuese nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke nxjerrë në pah frikën në kryeqytetet evropiane, nga Kievi e deri në Londër. Frika ka të bëjë veçanërisht me atë që Uashingtoni dhe Moska mund të tentojnë të arrijnë një marrëveshje për të ardhmen e Ukrainës pa Kievin dhe aleatët e SHBA-së në Evropë. Zyrtarët amerikanë kanë mohuar se dëshirojnë të përjashtojnë këdo nga procesi. Por, sugjerimi i SHBA-së se Evropa nuk do të jetë në tavolinën e negociatave ka shkaktuar alarm të gjerë dhe atmosfera e ngrohtë nga takimi SHBA-Rusi në Riad më 18 shkurt gjithashtu ka shqetësuar shumë njerëz. Por a do të mundet uashingtoni dhe moska të arrijnë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, për ti dhënë fund luftës në ukrainë? Shtëpia e Bardhë është e qartë se do paqe. Nuk është e qartë nëse diçka të tillë e do edhe Moska. I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Mark Kellogg, shkoi në Kiev disa orë pasi sulmet ajrore ruse gjatë natës goditën Ukrainën. Afër 250.000 persona mbetën pa energji elektrike në qytetin-port të Odesës, teksa temperaturat ishin nën zero. Në Moskë, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, i tha Dumës shtetërore se “kriza nuk duhet të zgjidhet me një armëpushim”. Nëse Kremlini është i gatshëm për një marrëveshje, ai ka gati kushte të forta. Skenari më i tmerrshëm për Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë është që Uashingtoni të pajtohet me një kusht të këtij lloji. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se të dyja palët në konflikt do të duhet të bëjnë lëshime, por nuk kanë ofruar detaje se çfarë lëshimesh mund të ketë për Rusinë. I pyetur për këtë çështje ndërsa merrte pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, Kellogg tha: “Do të ketë lëshime territoriale” dhe “mund të ketë edhe heqje dorë nga përdorimi i forcës”. Skeptikët kanë paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po japin shumë dhe shumë shpejt, në kërkim të një fitoreje të shpejtë dhe të lehtë diplomatike. Por, nëse ka një marrëveshje që Ukraina dhe Evropa nuk e pranojnë, çfarë do të ndodhë më pas? Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, u pyet në Munih se si do të dukej “mospranimi” i një marrëveshjeje të keqe nga Kievi? “Ne dimë si të rezistojmë. E kemi dëshmuar këtë në fushëbetejë”, tha ai.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55