Vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore do të njihen edhe nga Sllovenia. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se qeveria po vijon negociatat dhe për nënshkrimin e katër marrëveshjeve të tjera, ndërsa në total deri më tani janë 17. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kaloi një projektvendim për sigurimet shoqërore me Slloveninë, e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në 17. Janë 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar. Kjo është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe pagesave që çdo individ mund të marrë si pagesë për kryerjen e disa viteve të punës në Shqipëri dhe në në vend tjetër