Top News/ ‘Marrëveshje për censurim’/ Elon Musk akuzon Komisionin Evropian
13/07/2024 13:20

Elon Musk pretendon se Komisioni Evropian i ka ofruar platformës X një marrëveshje sekrete të paligjshme, që lidhet me censurimin e fjalës së lirë, pak pasi Komisioni Evropian akuzoi platformën për shkelje të ligjeve digjitale të BE-së. Përmes një postimi në platformën X, shefi ekzekutiv i kësaj platforme tha se nëse e pranonin një marrëveshje të tillë, pa i thënë askujt, nuk do të gjobiteshin nga komisioni. “Platformat e tjera e pranuan atë marrëveshje. X jo,” tha ai ndër të tjera në postimin e tij. “Ne presim një betejë shumë publike në gjykatë, në mënyrë që njerëzit e Evropës ta dinë të vërtetën”, shtoi Musk. Deklarata e Muskut vjen pak pasi Komisioni Europian tha se kjo platformë ka bërë një sërë shkeljesh që lidhen me transparencën e reklamave dhe qasjen e të dhënave për studiuesit. Më tej Komisioni paraljmëroi se nëse këto akuza konfirmohen, platforma X mund të përballet me gjoba të rënda. Ky pretendim i Musk është hedhur poshtë nga Komisioni Europian, ku Komisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton në përgjigje ndaj shefit ekzekutiv të X tha se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë marrëveshje sekrete me askënd.

Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59