Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të inspektojë centralet bërthamore të Iranit në kuadër të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit, konfirmoi kreu i agjencisë, Rafael Grossi. Ai deklaroi se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga SHBA-të dhe Irani thotë qartë se aktivitetet bërthamore që do të kryhen në lidhje me objektet e materialeve bërthamore do të mbikëqyren nga Agjencia e Energjise Atomike. ‘Për ta bërë këtë, do të na duhet të inspektojmë. Nuk ka rëndësi nëse kjo ndodh pas disa ditësh apo më vonë, por do të ndodhë’-shtoi Grossi.