Një ditë pas dakordësisë së Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President, deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë protestuar paraditen e kësaj të marte para godinës së qeverisë. deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, tha se marrëveshja e arritur nga VV dhe LDK, nuk i ndryshon qëndrimet e tyre, pasi, sipas tij, ende jemi jashtë kushtetutshmërisë. Sakaq, deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, deklaroi se këtë të martë duhej thirrur seanca dhe të konstituohej Kuvendi.