Arritja e marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovës e Serbisë, ka sjellë reagimin e disa liderve të partive opozitare serbe. Pavle Gërboviq, kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, e cilësoi si lajm shumë të rëndësishëm normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për faktin se kjo marrëveshje, do të bëhet pjesë e kornizës së negociatave dhe pjesë e kapitullit 35 në negociatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.