Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se nuk është optimist se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një marrëveshje për Kosovën deri në fund të vitit. Siç vlerësoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), presioni politik ndaj Serbisë vazhdon, si për Kosovën, ashtu edhe për marrëdhëniet me Rusinë. “Kjo ëhstë një periudhë jo e lehtë, mbi të gjitha, do të thosha se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë dhe Kosova do të jetë temë dominuese”, tha Vuçeviç.