Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dha detaje nga telefonata që pati këtë të enjte me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku folën për marrëveshjen e arritur në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Përmes një postimi në Tëitter, Chollet shkruan se Kosova tani është më pranë se kurrë, të ardhmes së saj drejt Bashkimit Evropian.