Kina është e gatshme për të thelluar marrëdhënien miqësore dhe bashkëpunuese me afganistanin – tha një zëdhënëse e qeverisë të hënën, pasi talebanët morën kontrollin e vendit. Pekini ka tentuar të ruajë lidhje jozyrtare me talebanët përgjatë tërheqjes së SHBA nga Afganistani, që coi edhe në avancimin e radikalëve islamikë në vend dhe marrjen e kabulit të dielën. Kina ndan një kufi 76 km të gjatë me afganistanin. Pekini prej kohësh është druajtur se afganistani mund të bëhej një pikë mbështetje për separatistët e minoritetit mysliman Ujgur në Xinjiang.