Ushtria ruse njoftoi të enjten se ka marrë kontrollin e plotë të portit të shkatërruar kryesisht të Mariupolit, duke e "çliruar" atë nga Batalioni Azov, një grup paraushtarak ekstremist i krahut të djathtë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov tha se trupat e mbetura ukrainase në qytet ishin "bllokuar dhe nuk ishin në gjendje t'i shpëtonin rrethimit".