Top News/ Marinsat britanikë gati për ndërhyrje / Londra paralajmëron qytetarët:Ikni tani nga Libani
25/09/2024 12:05

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka kërkuar britanikëve në Liban që të "largohen menjëherë" ndërkohë që 700 trupa britanike janë dërguar në Qipro për të ndihmuar në rast të nevojës për një evakuim masiv. Vendi i Lindjes së Mesme duket se është në prag të shndërrimit në një fushëbetejë mes Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, që po shkëmbejnë zjarr mes tyre. The Sun në gusht raportoi se Marinsat Mbretërorë u vendosën në Qipro me urdhër për t'u përgatitur për një "evakuim të mundshëm". Trupat britanike tani do të vendosen në ishullin mesdhetar në rast se urdhërohet një evakuim i plotë i Libanit. Sekretari i Mbrojtjes John Healey konfirmoi planet një natë më parë, ndërsa lufta gjithëpërfshirëse mes Hezbollahut dhe Izraelit po afrohej. Pas kryesimit të një takimi emergjence, ai tha: “Ngjarjet në orët dhe ditët e fundit kanë treguar se sa e paqëndrueshme është kjo situatë, prandaj mesazhi ynë është i qartë, shtetasit britanikë duhet të largohen tani. Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tërhiqen nga konflikti për të parandaluar humbje të mëtejshme tragjike të jetëve. Qeveria jonë po bën të gjitha përgatitjet për të mbështetur shtetasit britanikë nëse situata përkeqësohet”, tha ai. Ndrësa kryeministri starmer, tha: "Mesazhi më i rëndësishëm nga unë këtë mbrëmje është për shtetasit britanikë në Liban, që të largohen menjëherë dhe unë thjesht dua ta përforcoj këtë. Po, ne po shikojmë planet e emergjencës dhe mendoj se kjo është dicka e pritshme nën dritën e përshkallëzimit. Por është e rëndësishme të bëjmë një gjë të qartë: është koha për tu larguar tani...Raportohet ndërkohë se një numër më i vogël trupash janë tashmë në liban, në gatishmëri për të ndihmuar nëse konflikti del jashtë kontrollit. Zyra e jashtme britanike këshillon ndërkohë të mos udhëtohet drejt libanit dhe britanikët që ndodhen atje të largohen ndërkohë që aeroportet janë ende të hapura. Mendohet se më shumë se 10 mijë shtetas britanik ndodhen ende në liban, pavarësisht paralajmërimeve. Nevoja për planet e emergjencës është bërë akoma më urgjente pasi një numër kompanish ajrore kanë anuluar tashmë fluturimet për në liban, mes tyre emirates, flydubai, egypt air etj.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20