Një destrojer i Marinës Amerikane kaloi katër ditë muajin e kaluar pa tualete funksionale, pa shërbime kuzhine dhe pa ajër të kondicionuar, në Detin e Kinës Jugore, pasi humbi energjinë. Incidenti ndodhi për shkak të një defekti inxhinierik në bordin e anijes luftarake, tha Flota e 7-të amerikane për CNN, në një tjetër telash të madh, në mesin e shqetësimeve për ngarkesën e madhe mbi Marinën amerikane për shkak të luftës në iran dhe angazhimeve globale.