Marina Amerikane është gati për një përballje me grupet e skafeve të Gardës Revolucionare Islamike, ndërsa përpiqet të bllokojë Ngushticën e Hormuzit në orët në vijim. Edhe pse Uashingtoni i ka dhënë një goditje të rëndë marinës konvencionale të Iranit duke shkatërruar pjesën më të madhe të flotës së saj në një seri sulmesh, Teherani ende mund të kërcënojë anijet në ngushticë me skafe të vogla e të shpejta, mina dhe dronë nënujorë. Forca në të cilën Teherani mbështetet për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit mendohet se ka mbetet kryesisht e paprekur, sipas Ëall Street Journal. Kjo vjen ndërsa Donald Trump është zotuar të fillojë një bllokadë të porteve iraniane pasi bisedimet për armëpushim gjatë fundjavës përfunduan pa marrëveshje. Marina tradicionale e Iranit, e cila operon anije luftarake dhe fregata më të mëdha, ka kryer prej kohësh një rol më simbolik, të përqendruar në prestigj dhe misione të herëpashershme me rreze të gjatë veprimi. Megjithatë, Garda revolucionare ka një flotë të veçantë të projektuar për shpejtësi dhe fleksibilitet për të kontrolluar kalimin. Arsenali i saj përfshin anije të shpejta të pajisura me raketa, mina dhe dronë, që i lejojnë asaj të kërcënojë dhe dëmtojë transportin ujor në mënyrë të konsiderueshme.