Top News – Maqedonia rikthen masat/ Ndalim qarkullimi gjatë natës dhe kufizime të tjera
06/04/2021 10:53

Vala e tretë e pandemisë në Maqedoninë e Veriut po rezulton më e vështirë nga ajo e para, duke bërë që të shfaqen raste kur gjendja e pacientëve të prekur nga koronavirusi të rëndohet edhe pas ditës së 14 të infeksionit. Varianti britanik tani po rritet shpejt në vend dhe situata e rënduar ka detyruar qeverinë të marrë masa të reja kufizuese. Prej dita e sotme, në Maqedoninë e veriut nis ndalimi i qarkullimit gjatë natës, nga ora 20 e mbrëmjes e deri në 05,00 të mëngjesit. Ndërkohë, të gjitha hotelet, palestrat, etj do të mbyllen ndërsa ndalohet mblehdja e më shumë se 4 personave në një vend. Të gjitha këto masa do të jenë në fuqi deri më 20 prill. Sipas ministrit të shëndetësisë në maqedoninë e veriut, Venko Filipce, ndryshe nga vala e kaluar, tani pacientët po shërohen me ritëm më të ngadaltë madje ka patur edhe raste ku edhe pas ditës së 14 është përkeqësuar gjendja e pacientëve. "Kemi pasqyrë klinike të sëmundjes më ndryshe nga e kaluara, kur shtrimi në spital zgjat më shumë. Në dallim nga vala e kaluar ku në ditën e 14 të shërimit pacienti në të shumtën e rasteve shërohej, tani kemi karakteristikë edhe tek pacientët e rinj, përkeqësim në ditën e 12-13 dhe 14 të shërimit, një formë e rrallë, me përkeqësim të pasqyrës së mushkërive dhe gjakut”, ka deklaruar Filipçe. Versioni britanik po merr hov, andaj jemi të detyruar për masa të reja, të cilat i ndërmorëm në konsultim me institucionet përkatëse, tha kryeministri Zoran Zaev.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10